Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Debat” lidhur me reformën në drejtësi dhe arritjet e saj përgjatë gjithë kësaj kohe. Ai theksoi se drejtësia nuk varet aspak nga pushteti, dhe aktualisht janë duke u përballur me të ish-ministra si dhe ish-kryebashkiakë.
“Nuk është e përkthyer dhe ka gabimet e saj, se pot ë ishte e përkthyer nuk do ishte një strukturë e re e drejtësisë, por një prodhim magjik i universit, ama që kjo strukturë e re e drejtësisë po bën gjëra që deri para pak vitesh shqiptares jo vetëm që nuk i kanë pritur, por as nuk e imagjinonin. Një strukturë drejtësie që nuk varet nga pushtetit, rezultat i këtij të vazhduarit drejt, pa parë majtas e djathtas është që njerëz të lidhur me pushtetin shkojnë prapa hekurave, kur janë për të shkuar prapa hekurave”, tha Rama.
LEXO EDHE: “Duan të vrasin lepurin dhe zgjojnë një lukuni luanësh”, Rama për aksionin opozitar
I pyetur më tej nëse drejtësia vepron me dy standarde për luftën ndaj krimeve zgjedhore, duke përmendur rastin e Belerit dhe të kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, Rama tha se kjo nuk është e vërtetë pasi aktualisht në qeli janë edhe nga radhët e mazhorancës, duke përmendur kështu rastin e Safet Gjicit.
“E dyta, është njësoj si të krahasosh një shalqi me një kungull. Blerja e votës dhe kapja në flagrancë është një gjë dhe hetimi për një telefonatë që lidhet me lidhjen elektrike të një familjeje, është një gjë tjetër. Edhe ai i Rrogozhinës po hetohet. Në qeli sot, në paraburgim ka kryetar bashkie të zgjedhur në ato zgjedhje që mbahen atje për seks oral. Jemi në kushtet kur nuk bëjmë dot krahasime fare. Për blerje votash janë dënuar komisionerë të PS-së, janë dënuar, dënohen, ata që kapen dhe provohen. Thelbi në këtë histori është që Greqia nuk ka asnjë të drejtë. Ne kemi një drejtësi për të gjithë dhe jo e ndarë, nuk është një çështje e minoritetit”, tha Rama.