Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Rama drejt Shkodrës, Imzot George Frendo del në deklaratë të jashtëzakonshme: Në emër të Zotit ju lutemi të kërkoni një zgjidhje paqësore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeipeshkvin metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, në një konferencë të jashtëzakonshme për media i është drejtuar politikanëve shqiptarë duke përsëritur thirrjen që ata të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e krizës politike.

albsig

spring

“Do jeni ju shkaku i pasojave të rënda që qëndrimi juaj do të shkaktojë. Historia do ju bëjë përgjegjës”, thotë imzot George Frendo ndër të tjera.

Thirrja e tij vjen vetëm pak orë përpara se kryeministri Edi Rama të mbërrijë në Shkodër ku do të mbajë një miting elektoral ndërkohë që bashkia dhe mbështetës të opozitës kanë paralajmëruar protestë në formë marrshimi në këtë qytet.

“Të dashur përfaqësues të popullit shqiptar. Edhe njëherë ju drejtohemi me shpresën që dialogut të mos mbetet në shkretëtirë por të gjejë jehonë në zemrat dhe mendjet tuaja. Gjatë ditëve të fundit kemi lexuar shkrime. Të gjithë shprehin shqetësimin e madh për këtë situatë duke menduar se do përkeqësohet. Do jeni ju shkaku i pasojave të rënda që qëndrimi juaj do të shkaktojë. Historia do ju bëjë përgjegjës. Në emër të Zotit ju lutemi të kërkoni një zgjidhje paqësore për këtë situatë për të shmangur rrezikun që e keqja të na çojë në një të keqe më të madhe.

Nuk ka paqe nëse nuk ka drejtësi. Hapni një kapitull të ri në politikë. Harroni fjalët e rënda që ju kanë thënë kundërshtarët, planet me të cilat kishin menduar të sulmonit atë. Asnjë shqiptar nuk do ju qortojë që nuk keni mbajtur fjalën nëse arrini të kërkoni një rrugë të ndryshme nga ajo që keni ndjekur deri më sot. Shqiptarët kërkojnë një rrugë të ndryshme nga ajo që mund të na çojë drejt një humnere. mes besimeve të ndryshme ekziston një bashkëjetesë fetare. këtë vlerë duhet ta mësonin nga ne. Populli ynë i dashur e ka memorien historike të afërt dhe është e vetëdijshme se politika nuk do lejojë t’i bëjë keq vëllezërve të vet”, tha Frendo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img