Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
8 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama: Do të bëjmë punë të mira me qeverinë e Kosovës, akuzat për “Open Balkan” nuk më shqetësojnë fare

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qeveria e re e cila do të shpallet jaëvn e ardhshme, do të bashkëpunojë me qeverinë e Kosovës, pavarësisht mosdakordësisë së kolegëve për nismën “Open Ballkan”.

Ai theksoi se polemikat dhe akuzat për “Ballkanin e Hapur” nuk duhet ta shqetësojnë aspak në mandatin e tretë qeverisës, por sipas tij kjo qeveri e re duhet të vazhdojë të ecë përpara.

“Kjo qeveri e mbyll mandatin me realizimin e të gjitha kushteve për çeljen e negociatave me BE dhe me hapjen e një kapitulli të ri në politikën tonë rajonale, si një prej nismëtarëve të “Ballkanit të Hapur”, që në thelb është procesi i berlinit me një shpejtësi të re dhe me një përgjegjësi të re, papritur që përjetësimin e lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, shërbimeve, të kalojnë 8 vite të tjera.

Polemikat për “Balkanin e Hapur” dhe akuzat e hatshme ndaj meje dhe qeverisë qoftë nga Tiranë apo Prishtina nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë në mandatin e tretë. Ka shumë tym dhe zjarr ndezur për qëllime të politikës së ditës, por qeveria e re do të vazhdojë para. Jam i bindur se me qeverinë e Kosovës do të bëjmë punë të mira, pavarësisht mos dakordësisë së kolegëve në Kosovë për “Open Balkan”, u shpreh Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img