‘Rama do ta ndajë Shqipërinë në 4 vilajete’, Petrit Vasili: Ideja e një të çmenduri, tallje kundrejt Kushtetutës

Publikuar tek: politike, më 11:58 06-08-2020 ‘Rama do ta ndajë Shqipërinë në 4 vilajete’, Petrit Vasili: Ideja e një të çmenduri, tallje kundrejt Kushtetutës

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp edhe ditën e sotme është shprehur se Edi Rama do që të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete.

Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama duke thënë se po pëpiqet të zhbëjë Shqipërinë.

Sipas Vasilit ndarja e re teritorjale në katër rajone, është një zgjerim i pushtetit lokal dhe përqëndrim i pushtetit në duart e kryeministrit.

Ai është shprehur se kufiri nuk mund të ndryshoj pa mendimin e popullit, teksa ka theksuar disa herë se kjo është një tallje kundrejt kushtetutës.

“Tashmë i bindur, vazhdon përpëlitja duke shqyr ligje vetëm e vetëm për të rrëmbyer na një lek më shumë. Ligji ka të bëj me një rindarje që Edi Rama do t’i bëj Shqipërisë ta ndajë në 4 vilajete në 4 rajone. Kanë të bëjë me idenë e një të cmenduri që mendon sse numd të bëjë çfarë të dojë me Shqipërinë.

Por i citoj Kushtetutën se kjo është një përpkje e dëshpëruar, “kufijtë e tyre nuk mune të ndryshojnë pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon të to.”

Cfarë ndodh me qarkun cfarë thotë kushtetuta, “Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politika rajonale dhe ato harmonizohen me politikën shtetërore”.

Në nenin 114 “Këshilli i Ministrave cakton prefektin si përfaqësuesetë cdo qarku. Kompetencat e prefektit caktohen me ligj”

Kta e mendojnë se shqiptarët janë budallej. Ne kemi qënë në karantinë kur është bërë kjo mbledhje, për këtë vendim kur ne kemi qënë të mbyllu. Ky mashtrim është i frikshëm. Pra keni të gjitha shkeljet e dhunshme, krjimi i rajonit pa asnjë lidhje.

Kemi 2 milion pupullësi të varfër dërsa kryeministri i pasur. Nuk kanë asnjë frikë të prishin e të shqyjen pronat private.

Dita e gjykimit vjen shpejt. Çdo njeri që ka vënë një firmë që dhunon ligjin do përgjigjet individualisht, secili mban përgjithësinë e tij  juridike. Koha është e afërt dhe nuk e ndal dot askush” është shprehur Vasili.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013795137405396
array(1) { ["section"]=> string(114) "rama-do-ta-ndaje-shqiperine-ne-4-vilajete-petrit-vasili-ideja-e-nje-te-cmenduri-tallje-kundrejt-kushtetutes-216272" }