Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

“Rama do mbetet në histori si kryeministri më i keq pas Enver Hoxhës”, Berisha nga Fieri: Nisi mandatin e tretë me veturë 500 mijë dollarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur turin e takimeve me demokratët në rrethe. Këtë të martë ai u ndal në Fier, ku u prit nga qindra simptizantë të PD-së.

Berisha akuzoi para demokratëve kryeministrin Edi Rama, duke thënë se iu ka vjedhur të ardhmen shqiptarëve. Sipas tij Rama do mbetet në histori si kryeministri më i ligë dhe më tradhtar pas Enver Hoxhës.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës: Sot kemi një motiv, që buron nga zemrat tuaja ‘Rama ik’, sepse pas Enver Hoxhës do mbetesh në histori si kryeministri më i lig, më tradhëtar në kombin shqiptar. Edi Rama iu vjedh çdo orë, çdo ditë të ardhmen shqiptarëve.Nis mandatin e trete me veture 500 mije dollare. Shetit me avion ne dispozicion. Vret cdo dite endrrat e shqiptareve. Ju këtu përjetuar helmimin më të paparë, sepse mafia Evdin Rama ka shpenzuar qindra million euro për t’u shfrytëzuar juve. Sot kafshata e gojës në vendin toneë kushton 80 herë më shumë se në BE. Sot nafta në Shqipëri ka çmimin më të lartë të naftës dhe rrogat më të ulëta. Asnjë komb, vend nuk degradon dhe nuk zhvillohet nëse nuk punon në interes të tij. Interesi kombëtar i shqiptarëve i është besuar Beogradit, Aleksandër Vuçiçit. Kemi 8 vite që endemi si në shkretëtirë me dyert e mbyllura të BE.Historia jonë është shumë e dhimbshme, për ne dhe brezat që vijnë janë shtylla e drejtimit perëndimor. Ne jemi dhe do mbetemi komb i lashtë, por rilindjen nuk e kemi ta lashtë. Integrimin në BE e kemi interes jetik kombëtar për të ecur drejt saj dhe do bëjmë gjithçka për të shkuar drejt saj.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img