Hapësire reklamuese

Politikë

Porti i ri në Vlorë, Rama: Do integrojë Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut

Shkruar nga Newsbomb
Porti i ri në Vlorë, Rama: Do integrojë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me pamje nga punimet që po kryhen në Portin e ri Turistik në Vlorë.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se porti i ri do të pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut.

Veç këtyre, Rama shkruan se ky port do të jetë burim punësimi, shërbimesh dhe ta ardhurash.

“MIRËMËNGJES ? dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë?”, shkruan Rama në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese