Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Rama dhe Veliaj inspektojnë lagjen e re me 20 shtëpi në Vaqarr, gati punimet për shkollën dhe qendrën komunitare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishin sot në Vaqarr, aty ku po merr formë një tjetër lagje me 20 shtëpi, objekte arsimore, me qendër komunitare dhe hapësira të dedikuar për aktivitete sociale dhe rekreative.

Falë bashkëpunimit edhe me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, shtëpitë e reja janë jo vetëm më të sigurta, por ofrojnë dhe një standard shumë herë më të mirë jetese se më parë.

“Ne kemi përfunduar gjithë infrastrukturën, por do i hedhim asfaltin pasi të largohen kamionët dhe të ketë mbaruar pjesa e fundit. Kemi bërë ujësjellës-kanalizime, ujërat e zeza, ujërat e bardha, ujërat e shiut. Me të mbaruar 20 shtëpitë, do të hedhim asfaltin e fundit, ndërkohë që pasi të mbarojë  viti arsimor, do të zbrazet shkolla që të fillojë shkolla e re dhe nxënësit e Pezës të shkojnë te shkolla e re në Pezë”, shpjegoi Veliaj.

Në lagjen e re po realizohen edhe trotuare, parkime rezidentësh, ndriçim rrugor, punime për krijimin e sipërfaqeve të gjelbëruar si dhe një stacion i posaçëm autobusi duke krijuar të gjithë lehtësirat e nevojshme për komunitetin e ri që do të banojë aty.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img