Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama dhe Shahini në Durrës, mesazh nxënësve: Sfidë e madhe për arsimin, fiksojeni mirë në kokë, koronavirusi ka marrë dhe të rinj

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Besa Shahini ditën e sotme kanë vizituar shkollën “Leonik Tomeo”, në Durrës.

Kryeministri ka mbajtur edhe një fjalim para nxënësve, prindërve dhe mësuesve ku ka folur për mënyrat se si do të zhvillohet mësimi këtë sezon.

Shkolla ‘Leonik Tomeo’ do presë edhe nxënësit e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, në turnet e dyta.

Kryeministri është shprehur se ky vit shkollor do të jetë një sfidë e madhe për Arsimin, por që duke rrespektuar rregullat mund tja dalim.

“Ne jemi këtu për të shfrytëzuar mundësinë që të komunikojmë me të gjithë ata që mund të na ndjekin lidhur me sfidën që ka ky vit shkollor. Maska nuk mbahet vetëm në gojë por edhe në hundë dhe kontakti i afërt, spërkalat e padukshme kur dikush flet mund të të bëjnë që t’i  hapësh rrugë virusit për të hyrë në trupin tënd.

Masat janë marrë edhe këtu si në shkollat e tjera, masat korrekte pikat ku ju do të detyroheni të qëndroni, proceduarat më pas me dizinfektimin ruajtjen e distancës. E gjitha varet nga faktori njerzor. Është e vërtetë që moshat e reja, fëmijët e vegjël, janë më pak të rrezikuar nga ky virus, por është absolutisht e pavërtetë dhe këtë duhet ta fiksoni mirë në kokë që jeni plotësisht të mbrojtur. Virusi ka goditur rëndë, madje ka marrë edhe jetë në këto mosha. E gjitha varet nga disiplina, autodisiplina, për të respektuar rregullat e thjeshta.

Aspekti tjetër është që fëmijët dhe mosha juaj janë transmetues të virusit. Kjo është një sfidë e përbashkët, ku secili ka rolin e vet dhe ku mjafton njëri të gabojë për të marrë në qafë të tjerët. Janë marrë të gjitha masat për mësimin në klasa, por e gjitha varet nga faktori njerëzor.

Por, besoj se nëse drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe nxënësit do të jenë në lartësinë e duhur, gjasat që të goditemi do të jenë zero, në të kundërt numrat do të rriten. Sido që të jetë, do të kemi rritje të numrave, por ajo që na duhet është t’i mbajmë numrat brenda parashikimeve. Kjo është një luftë që vazhdon, ka fazat e veta, virusi nuk ikën, do kërkojë kohë derisa të dobësohet dhe popullata të imunizohet. Do kërkojë kohën e vet edhe vaksina. Kështu që sipas të gjitha gjasave ky vit shkollor do të jetë shumë i vështirë. Alternativa tjetër është ta humbasësh sfidën dhe pasojat janë të pallogaritshme”, tha Rama.

Screenshot_13.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu