Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Rama dhe Peleshi bëjnë bilancin për zjarret: 13 vatra në të gjithë vendin, flakët rrezikojnë t’u afrohen banesave në Fushë-Arrëz

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin për situatën e zjarreve, duke thënë se aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin tonë.

Ai thotë se zjarret paraqesin rrezik për zonën e banuar në Fushë-Arrëz, ndërsa thekson se është dërguar një helikopter për mbështetje nga ajri.

Po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në reagimin e tij pak më parë, bën me dije se emergjencat civile janë duke punuar për shuarjen e zjarrit nga ajri në Fushë-Arrëz.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;

Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.

Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.

Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.

Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.

Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.

Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.

Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

Postimi i plotë i Niko Peleshit:

Në të gjithë vendin janë aktualisht 13 vatra zjarri. Në pjesën më të madhe të zonave nuk ka rrezik për banesat. Po punohet me mbështetje edhe nga ajri në Fushë-Arrëz, ku paraqitet rrezik për kalimin e flakëve drejt zonave të banuara. Të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter po punojnë për të izoluar vatrat në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”. Mirënjohje dhe respekt për punën e palodhur të të gjithë forcave të FA, atyre të shërbimeve zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve që na janë bashkuar.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img