Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama dhe Milva Ekonomi vizitë një ditore në Vjenë: Synojmë një partnership strategjik mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit austriak BOKU

Shkruar nga Newsbomb
Rama dhe Milva Ekonomi vizitë një ditore në Vjenë:

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, ka vizituar ditën e sotme Vjenën dhe është takuar me drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU.

Ai u shpreh se qeveria shqiptare synon lidhjen e një partnership mes Universitetit Bujqësor të Tiranës me Universitetin “BOKU”, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit #Shqipëria2030, që synon hapjen e madhe të universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave.

“Vjenë - Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtëpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit #Shqipëria2030, që synon hapjen e madhe të universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave”, shkruan Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll