Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Takimi mes Ramës dhe Metës në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë është i përjavshëm ndërsa mendohet se dy krerët e koalicionit qeverisës do diskutojnë rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
Përveç takimit të përjavshëm, Rama dhe Meta kanë zhvilluar takime të shpeshta lidhur me reformën në drejtësi.