Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama dhe Manastirliu vizitojnë afganët e strehuar në Durrës, kryeministri u bën dhurata fëmijëve, qytetarja afgane: Duket sikur erdhëm nga ferri në parajsë

Shkruar nga Newsbomb
Rama dhe Manastirliu vizitojnë afganët e strehuar në Durrës,

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar ditën e sotme qytetarët afganë të strehuar në hotelet e Durrësit.

Rama ka shpërndarë dhurata për të gjithë fëmijët afganë, teksa një qytetare afgane, e cila fliste anglisht, e ka njohur Ramën me të gjithë afganët e strehuar në Durrës. Ajo është shprehur se i duket sikur kanë ardhur nga ferri në parajsë, pasi gjendja në Afganistan ishte shumë e rëndë.

Kryeministri është shprehur se shqiptarët e dinë mirë se si ndihen qytetarët afganë, pasi edhe ne kemi qenë në të njëjtat pozita vite më parë.

Kujtojmë se 121 qytetarë afganë mbërritën në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Kabuli dhe u strehuan në Durrës, ndërkohë që pritet që në Shqipëri të vijnë rreth 4000 afganë, të cilët do të qëndrojnë për një periudhë kohe të shkurtër dhe më pas do të largohen.

Pjesë nga biseda e Ramës me qytetaren afgane:

Rama: Më në fund ia dolët!

Qytetarja afgane: Me shumë vështirësi, por ia dolëm. Dua t’ju falenderoj për mikpritjen dhe bujarinë për afganët nnë përgjithësi dhe grupin tonë në veçanti

Rama: Përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi qenë në këtë pozitë, e dimë çfarë është

Rama: Çdo gjë është në rregull këtu?

Qytetarja afgane: Çdo gjë në rregull. Nuk ka qenë e lehtë, ende duket jo reale, por realiteti është ky që është. Është si të vish nga ferri në parajsë

Rama: Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët

Qytetarja afgane: Jam e bindur që do iu pëlqejnë shumë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll