Hapësire reklamuese

Politikë

Rama dhe Kushi premtim mësuesve: Këtë mandat pagat tuaja do rriten edhe me 32%, fillojmë në vitin 2022 me 6%!

Shkruar nga Newsbomb
Rama dhe Kushi premtim mësuesve: Këtë mandat pagat tuaja do

Rama dhe Kushi premtim mësuesve: Këtë mandat pagat tuaja do rriten edhe me 32%, fillojmë në vitin 2022 me 6%!

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, u kanë premtuar mësuesve se në mandatin e tretë qeverisës që sapo ka nisur, pagat e tyre do të rriten edhe me 32%. Në vitin e parë të këtij mandati, do të rritet me 6% paga për të gjithë punonjësit mësimor edukatorë dhe psiko-social në gjithë shkollat.

“Në mandatin e kaluar pagat u rritën me 32%. Në këtë mandat objektivi është që pagat të rriten 32% dhe e kemi filluar filluar që me buxhetin e parë. Për vitin 2022 për të gjithë punonjësit mësimor edukatorë dhe psiko-social në gjithë shkollat pagat do rriten me 6% në të gjitha shkollat në të gjithë vendin. Një nga zërat në buxhet per vitin 2022 do jetë përmirësimi i infrastrukturës shkollore”, tha Kushi teksa prezanton bashkë me Ramën buxhetin për Arsimin, për vitin 2022.

Kryeministri e çoi më tej atë që tha Kushi, duke u shprehur se objektivi për rritjen e pagave është 40%.

"Dua të theksoj se së pari në projekt/buxhetin e 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre", shtoi Rama.

Gjithashtu, kryeministri tha se do të ketë një fond në buxhetin e shtetit që do të shkojë për ti mbajtur nxënësit të angazhuar me artin dhe kulturën, që të mos futen në rrugë të mbrapshta, gjatë kohës së lirë mes shkollës dhe shtëpisë.

“Kemi vendosur për herë të parë në buxhetin e shtetit, një financim të konsiderueshme për të stimuluar shkollat, nxënësit, mësuesit, prindërit, që me këtë pjesë të buxhetit të fillohen të adresohen boshllëqet mes orës së mësimit dhe shtëpisë, duke iu dhënë mundësi nxënësve mësim në art apo dhe për sportin. Kjo kërkon një plan kombëtar për të cilin po punohet.

Do të jetë i gatshëm për drejtoritë e shkollave në pranverë. Buxheti dhe financimi i vendosur për këtë program do të fillojë të shfrytëzohet menjëherë. Kemi raste inkurajuese të shkollave që e bëjnë këtë gjë. Nxënësit në vend që t’ia lënë boshllëkut që t’i ofrojë rrugë të mbrapshta, t’ia ofrojmë ne shtigje përmes sportit, apo arteve të ndryshme”, theksoi Edi Rama.

Ministrja Evis Kushi tha se në buxhetin e vitit 2022 do të ketë më shumë mbështetje dhe rimbursim për nxënësit dhe mësuesit, që mësojnë dhe punojnë larg vendbanimit.

“Me buxhetin e vitit 2022, me një fond prej 950 milionë lekësh, ne do sigurojmë mbulimin e shenzimeve të transportit për rreth 35 mijë nxënës që banojnë më shumë se 2 km larg nga shkolla e tyre. Si dhe transportin për 12 mijë mësues që punojnë mbi 5 km larg nga vendbanimi. Nga janari i vitit 2022 rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve do jetë 50% më i lartë.

Duke bashkëpunuar me bashkitë e vendit dhe nga ana tjetër duke ndërgegjësuar më shumë prindërit e komunitetin do punojmë e ofrojmë arsim cilësor dhe për këta nxënës duke i sjellë ata në shkolla normale, në klasa normale, që të mësojnë me bashkëmoshatarët e tyre dhe me mësues të profilit për cdo lëndë”, u shpreh Kushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll