Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama dhe Kurti larg njëri-tjetrit në stadium, Balla: E vërteta qëndron ndryshe

Shkruar nga Newsbomb
Rama dhe Kurti larg njëri-tjetrit në stadium, Balla: E vërteta

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se e vërteta për qëndrimin e kryeministrave Rama dhe Kurti në tribuna të ndara gjatë ndeshjes Shqipëri- Çeki, nuk ka lidhje me ftohtësinë apo me moskomunikimin.

Gjatë një interviste me Blendi Fevziun, Balla u shpreh se e vërteta është ndryshe, dhe se edhe në rastin e stadiumit mikëpritja ka qenë në nivelin më të lartë dhe gjithçka ka qenë e organizuar nga qeveria.

Blendi Fevziu: U duk një ftohtësi e manifestuar në takimin e Ramës me Kurtin? Çfarë po ndodh mes dy kryeministrave? Ndodh prej një kohe të gjatë, por edhe sot u rikonfirmua. Edhe në stadium ishin ulur në ulëse të ndryshme.

Taulant Balla: Besoj që do kemi një herë tjetër ta sqarojmë dhe këtë historinë e stadiumit sepse e vërteta është krejtësisht ndryshe nga ajo që është interpretuar.

Blendi Fevziu: Si është?

Taulant Balla: Jo nuk do hyj ta sqaroj sot këtë gjë, do kemi mundësi ta sqarojmë një herë tjetër. E vërteta është që mikpritja e qeverisë shqiptare dhe në rastin e stadiumit ka qenë në nivelin më të lartë, dhe gjithçka ka qenë e organizuar nga qeveria jonë edhe në atë rast, por nuk është kjo arsyeja pse duhet të harxhoj pak sekonda apo minuta sa do të më jepni mundësi të komunikoj me publikun.

Ju rikujtojmë se gjatë ndeshjes sytë ishin tek Rama dhe Kurti për të parë nëse ishin ulur pranë, vetëm për të kuptuar që ishin në ulëse shumë larg njëri-tjetrit.

https://youtube.com/shorts/gTvO7H3QrRA?si=X3xahfV7Jpuq8qvU

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese