Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Rama dhe kryetari i bashkisë së Fierit pa maska e doreza, inspektojnë punën te GJANICA: Ja si do ndryshojë lumi nga përmbytjet në zonë të gjelbër

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka vizituar qytetin e Fierit ditën e sotme, për të inspektuar punimet që po bëhen në këtë qytet.

Ai u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë Armando Subashi, por ajo që vihet re është se të dy janë të pambrojtur nga koronavirusi, pasi nuk po përdornin maskë apo doreza mbrojtëse.

Rama ka kërkuar që të ruhet distanca nga punonjësit, por ai dhe Subashi nuk duket se e kanë zbatuar distancën sociale.

Kryetari i Bashkisë e ka njohur kryeministrin me ndryshimet që do të ndodhin në Fier, duke u fokusuar te lumi Gjanica, që për shumë kohë ka qenë një nga lumenjtë më të ndotur, për shkak se derdheshin mbetjet e naftës nga uzina e Ballshit.

Me projektin e ri, lumi Gjanica është kthyer në “damarin e gjelbër” të qytetit, pasi tashmë asnjë mbeturinë nuk derdhet në ët.

Punimet do të zgjasin deri në nëntor, me Fierin që do të marrë një pamje të re.

Më shumë