Hapësire reklamuese

Politikë

Rama dhe Basha urojnë Pavarësinë: Mirënjohje komandantit legjendar Adem Jashari!

Shkruar nga Newsbomb
Rama dhe Basha urojnë Pavarësinë: Mirënjohje komandantit

Kryeministri Edi Rama dhe demokrati Lulzim Basha kanë uruar përmes mesazheve në llogaritë e tyre sociale, pavarësinë e Republikës së Kosovës. Sot, bëhen 16 vjet nga 17 Shkurti i 2008, kur Kosova u shpall zyrtarisht shtet i lirë, sovran dhe i pavarur.

"Gëzuar Pavarësinë Kosovë", shkruan Edi Rama, teksa ndan një foto nga marshimi në sheshin kryesor të Prishtinës, me fotografinë e presidentit legjendar Ibrahim Rugova në sfond.

Edhe Lulzim Basha ndan një mesazh për pavarësinë e Kosovës dhe thotë se 17 shkurti i vitit 2008 është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi.

Ai thotë se kjo ditë është edhe më e veçantë për të dhe familjen e tij, që si mijëra të tjera u dëbuan nga trojet e tyre

"Jam i lumtur për çdo ditë që i’a kam dedikuar çështjes së Kosovës dhe falenderoj Zotin që ma ka dhënë mundësinë për ta bërë këtë edhe si një amanet i përcjellë brez pas brezi, sikundër sa të kem forcë dhe mundësi do të jem në krah të Kosovës për të ndihmuar në suksesin e saj", shkruan Lulzim Basha.

"Në këtë ditë të çmuar kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë kombëtare komandantin legjendar të UÇK Adem Jasharin, arkitektin e Pavarësisë presidentin Ibrahim Rugova dhe mijëra bij e bija të Kosovës që sakrifikuan jetën e tyre për në altarin e lirisë së Kosovës", vijon demokrati.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese