Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zhvillimin e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, nëpër qytetet e vendit.
Teksa Rama postoi fotot e tyre ku thoshte se partia e Lulzim Bashës po mundohet që të përhapë virusin, ndërkohë që ai vetë po përpiqet të shpëtojë jetë duke siguruar vaksinat.
Në postimin e tij, Rama shkruan se është grumbullimet e tyre janë të turpshme dhe të papërgjegjshme. Sipas kryeministrit, virusi po bën dasmë teksa dhëndri premton ta bëjë ditën natë.
“O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!” shkruan Rama.