Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

“Rama dhe Basha kanë bërë një akt të rëndë”, Bujar Nishani: Janë organizuar e kanë tentuar asgjësimin e alternativës politike në Shqipëri

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti Bujar Nishani akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha se kanë kryer një akt të rëndë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Nishani shkruan se Rama dhe Basha kanë bashkëpunuar për asgjesimin e alternativës politike shqiptare.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë ! Më i rëndi i bërë prej pushtetarësh në periudhën post diktatoriale të Shqipërisë. Më të rëndë se paaftësia, më të rëndë se korrupsioni, më të rëndë se mashtrimi !

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë organizuar e tentuar asgjesimin e alternativës politike në Shqipëri, dimensionin real të pluralizmit politik. Bashkëpunimi mes tyre në këtë akt, e rëndon edhe më shumë peshën e dëmit dhe përgjegjësisë që ju takon të paguajnë.

Ky akt i rëndë qëndron jo thjesht tek fakti se u ideua, planifikua dhe nisi kundra Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila pëfaqëson gjysmën e elektoratit shqiptar, por më së shumti tek malinjiteti i modelit të “fasadë opozitës”, të opozitës në mëshirën e fatit që cakton pushteti, të konceptit se shqiptarët janë qënie të “klasit të dytë”.

Ky akt i ulët është i pafalshëm ! Të ringremë PD, që të shpëtojmë Shqipërinë ! 🇦🇱”shkruan Nishani në postimin e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img