Hapësire reklamuese

Politikë

Rama: Dështimi i Reformës do ketë pasoja të rënda dhe kosto të pallogaritshme

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë fjalës së tij në konferencën e Ambasadorëve, kryeministri Edi Rama thelsoi edhe një herë rëndësinë e madhe që ka miratimi i Reformës në Drejtësi për të armdhen e vendit.

Rama u shpreh se dështimi i miratimit të Reformës do të ketë një kosto të pallogaritshme për Shqipërinë.

“Është e ditur botërisht se rruga që kemi bërë, pavarësisht rritjeve që mund të numërojmë dhe reformave që listojmë, kushtëzohet në drejtimin dhe shpejtësinë e miratimit të reformës në drejtësi. Një reformë me interes strategjik për shoqërinë tonë, e jo vetëm. Është vendi të thuhet se vështirë të gjendet në historinë e këtyre 25-vjetëve, një angazhim kaq të gjithanshëm të komuniteti ndërkombëtar.

Po ashtu ju jeni të parët që e keni vetëdijen e plotë nga kontakti i vazhdueshëm me të gjitha vendet partnere në këtë proces, për peshën e jashtëzakonshme që ka kjo reformë në raport me marrëdhëniet tona me BE-në, në raport me imazhin e besueshmërinë e Shqipërisë përballë ndërkombëtarëve.

Dua ta nënvizoj dhe përpara jush që jemi të vendosur që deri në momentin e fundit të bëjmë çdo përpjekje, në përputhje të plotë me qëllimin dhe qëndrimin e partnerëve tanë strategjik. Kjo është një reformë në një përmasë të 3-fishtë, së parë një përmasë të jashtëzakonshme për sa i përket shoqërisë, së dytë për sa i përket pozicionit dhe këndvështrimit prej të cilit do të perceptohemi nga partnerët tanë, në varësi të rezultatit dhe 3 në raport me vetë rajonin”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.