Hapësire reklamuese

Politikë

Rama: Deri në 2030 synojmë ta kthejmë Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë

Shkruar nga Newsbomb
Rama: Deri në 2030 synojmë ta kthejmë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë paraditen ek ësaj të mblerte në mbledhjen e nivelit të lartë të konstituencës Bankës Botërore dhe FMN. Gjatë fjalës së tij krequ i qeverisë ka deklaruar se një takim i këtij niveli po mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe se koha kur po mbahet mbledhja është specifike pasi Europa po përballet me sfida të veçanta.

Ndër të tjera, kryeministri Rama tha se pavarësisht krizës energjetike që përfshiu globin, Shqipëria ndërmori reforma dhe mbrojti familjet duke mos ua rritur çmimin e energjisë. Duke theksuar më tej se synimi është që deri në 2030 Shqipërinë ta kthejnë në eksportuese neto të eneregjisë.

“ Synimi është ta kthejmë Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë deri në 2030, prandaj jemi duke investuar në burimet e energjisë nga era dhe dielli dhe të jemi një vend ku prodhimi i energjisë elektrike të jetë 100% i rinovueshëm", tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Për herë të parë kjo mbledhje zhvillohet të Shqipëri. Siç jeni në dijeni kjo ndodh në një kohë kur nuk është situatë e lehtë dhe Europa po përballet me sfida të veçanta. Por kjo është një arsye më tepër për rëndësinë e këtij takimi. Besojmë se diskutimet do jenë të frytshme, shpresojmë që në fund do të kemi disa gjëra për të menduar si do i qasemi sfidave dhe të ardhmes së afërt. Jemi të vetëdijshëm për rreziqet por të kemi nga ana tjetër disa mënyra kreative për t’i kapërcyer situatat. Kam një fjalë të gjatë të shkruar ku renditen sukseset e Shqipërisë.

Nuk dua që t’ju harxhoj kohë për t’ju treguar sukseset tona, siç është turizmi apo përballimi i problemeve pas pandemisë. Sistemi ynë financiar do të jetë temë diskutimi në sallë, tregon elasticitet dhe në të njëjtën kohë tregon qëndrueshmëri dhe vijimësi. Kur e nisëm udhëtimin, problemi më i madh që kishim ishin kreditë me probleme, ishin 25 përqind.

Sfida jonë të mos rrisim ccmimin e energjisë pavarësisht se kemi qenë të sfiduar nga kriza globale e energjisë, në veçanti në Europë. Synimi ynë të kthejmë Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë deri në 2030, ndaj poinvestojmë në burime të energjisë nga era dhe dielli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese