Pas lajmit të pak orëve më parë, ku kryeministri Edi Rama, kishte nisur një grup kontrolli në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ka ardhur reagimi i drejtueses së këtij dikasteri.
Në një reagim për shtyp, MAS, përgënjeshtron lajmin se grupi i kontollit, kishte si objekt kontrolli punën e ministres Karabina. MAS thotë se ky grup kontrolli është mirëpritur nga ministrja e Arsimit.
Gjithashtu MAS, shton se me këtë kontrolli pritet një menaxhim më i mirë i burimeve njerëzore në këtë dikaster.
Në mbyllje të regaimit të saj MAS, thotë se ministrja Mirela Karabina nuk ka bërë asnjë emërim në këtë ministri.