Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama ua bën të qartë deputetëve: Kush nuk ka arritur objektivin dhe nuk na ka zbardhur faqen, të lirojë vendin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar deputetëve të rinj të Partisë Socialiste në lidhje me përgjegjësinë që kanë këtë mandat.

Ai tha se ky mandat nuk duhet t’u ngjajë mandateve të tjera ndërsa tha se mund të kishin arritur rezultat më të mirë në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama iu drejtua deputetëve duke iu thënë se kush nuk ia ka arritur objektivin që nga niveli i drejtimit të organizatës deri tek niveli më i lartë organizativ duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Po ashtu, sipas tij kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice në nivel ekzekutiv duhet gjithashtu që t’ia lërë vendin dikujt tjetër.

Më tej Rama u shpreh se do jenë të hapura për anëtarësime të reja në PS.

“Për mua siç e kam thënë përpara ndeshjes nuk kanë rëndësi numrat individualë që ju keni marrë.

Gara e brendshme ka sjellë të mirat e saj por ka sjellë edhe disa mësime anësore që duhen analizuar me kujdes për ndeshjen tjetër pas 4 viteve.

Gjynah që nuk kemi arritur që ta maksimizojmë rezultatin final me plus 4 mandate të cilat i kemi rrugës për shkak të numrit të madh të votave të pavlefshme që kanë zgjedhur numrin 12 por kanë gabuar në vendosjen e numrit të kandidatëve.

Mesazhi im i parë për të gjithë familjes është që të jemi gati që të përgatitemi për zgjedhjet vendore dhe ato të vitit 2025.

Gati për të mbajtur përgjegjësinë dhe për të analizuar mandatin e dytë.

Duhet të nisim menjëherë një hapje të partisë. Duhet të rirreshtojmë nga e para të gjitha forcat në terren bazuar në rezultatet. Kush nuk ia ka arritur objektivin që nga niveli i drejtimit të organizatës deri tek niveli më i lartë organizativ duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Po ashtu kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice në nivel ekzekutiv duhet gjithashtu që t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm duhet të ngrihet me shpejtësi që ta jetësojnë këtë operacion ripërtëritës dhe me anëtarësimin e prurjeve të reja”,- tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img