Hapësire reklamuese

Politikë

Rama dënon sulmin ndaj Berishës: Akt i pajustifikueshëm dhe i patolerueshëm, autori të përballet me forcën e ligjit

Shkruar nga Newsbomb
Rama dënon sulmin ndaj Berishës: Akt i pajustifikueshëm dhe i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke dënuar sulmin fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ditën e sotme në protestën e PD.

Në një deklaratë për media, Rama thotë se “dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme”.

Rama bën thirrje për këdo që përdor dhunën si mjet, të përballet me forcën e ligjit.

Deklaratë e Kryeministrit Edi Rama:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu