Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama 'DEMASKON' me VIDEO bizneset që u ankuan te Basha për PAKETAT EKONOMIKE: Të qash e të mos qeshësh dot...

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga video qe ka publikuar Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me përmbledhje nga takimet e kreut të PD Lulzim Basha me biznesmenët, të cilët iu ankuan kryedemokratit se nuk kishin marrë asnjë "pagë lufte".

Duke i marrë me radhë bizneset, Rama tregon emrat e të punësuarve të këtyre bizneseve që kanë përfituar mga paketat ekonomike të qeverisë.

"Faktet nuk janë opinione. Shpifjet nuk janë alternativë qeverisëse, Politika nuk është lojë me njerëzit", shkruhet në video.

Ndërkohë në video thuhet se rreth 250 mijë shqiptarë kanë përfituar nga "pagat e luftës", ku pjesa më e madhe e tyre kanë përfituar ndihmën prej 40 mijë lekësh të reja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu