Hapësire reklamuese

Politikë

Rama del në konferencë dhe zbulon lëvizjen surprizuese të PD-së: Këtë s’e kemi pritur! Meta kapërceu vijën që s’duhej kapërcyer

Shkruar nga Newsbomb

Përballë një ngërçi total politik dhe vetëm disa javë para zgjedhjeve, Edi Rama del në konferencë me gazetarët dhe ndërton  edhe njëherë dinamikën e gjithçkaje që ka ndodhur deri tani me vettingun, zgjedhjet dhe bojkotin e PD-së.

Rama tha se bojkoti i Partisë Demokratike e ka surprizuar dhe se ishte një lëvizje që s’e priste ndërsa është ndalur edhe njëherë te përpjekjet e Ilir Metës për konsensus mes palëve. Shefi i qeverisë deklaroi se Meta kapërceu kufirin që s’duhej kapërcyer kur i shkruajti Partive Popullore Europiane për ndihmë.

Rama për zgjedhjet:

Sic e dini Presidenti i republikës dekretoi zgjedhjet më 18 qershor me një dekret të fundvitit të kaluar dhe dua tju fus pak në botën tonë, të partive politike e lidershipeve për tju dhënë një ide se si funksionon përgatitja drejt një beteje zgjedhore, kur bëhet e ditur data e zgjedhjeve, në praktikën tonë, zhvill;ohet një punë e posacme për të ndërtuar strategjinë dhe kjo punë bazohet në anketimet e publikut në fokus grupet e ndryshme ku dëgjohen votues të majtë, të djathtë, votues të lëkundur apo votues që nuk marrin pjesë në zgjedhje.  Në bëmë kalendarin tonë dhe filluam punën tonë për zgjedhjet e 18 qershorit.

Rama për Vettingun dhe lëvizjen surprizë të PD-së:

Kam pasur një parandjenjë të fortë që e kam ndarë dhe me miqtë europianë për reformën në drejtësi, që pika e lidhur me vetingun do na sillte probleme, konkretisht, në gjithë nivelet e përzgjedhjes që i takojnë parlamentit, individëve që bëhen pjesë e sistemit të ri, ka një barazi 50 me 50 mes shumicës e pakicës në kuvend por në të gjitha rastet nuk ka mundësi bllokimi pasi ka një mekanizëm që është shorti. I vetmi zë për të përzgjedhur njerëz, është Vetingu dhe unë e kam ndfarë shqetësimin që kjo mund të bëhet pika ku PD të kapet për te bllokuar reformën në drejtësi por strategjia e PD, nuk e kam pritur dhe nuk e kemi pritur bojkotin e parlamentin dhe lidhjen e këtij halli me zgjedhjet, që do të thotë që kundërshtari, pra PD bëri një lëvizje surprizë dhe mori përsipër në kuadër të strategjisë së vet një aksion shumë të rezikshëm për vetveten por jo pa asnjë shans për të patur sukses, shansi për sukses ishte mundësia për të destabilizuar koalicionin, duke u përpjekur të cajë shumicën dhe duke mikluar Ilir Metën e LSI.

Rama për Metën që kaloi çdo kufij dhe zgjedhjen e tij President:

Unë nuk kam besuar që kjo do funksionojë sepse duke njohur Ilir Metën isha i bindur se të gjitha përpjekjet e Metës ishin pjesë e natyrshme e filozofisë së tij dhe partisë së tij në politikë por jo sic u lexua rëndomë nga ata që donin çarjen e koalicionit, dhe faktikisht Presidenti i zgjedhur bëri cdo përpjekje duke shkuar edhe përtej vijës që sipas nesh nuk duhej të kapërcehej nga askush në koalicionin tonë, përpjekjet kulmuan me adresimin e një letre Presidentit të PPE duke i ftuar të bëjnë përpjekjen e fundit për të tërhequr PD në rrugën e arsyes për të gjetur një kompromis që do i jepte fund kësaj situate sureale, do zhbllokonte vetingun dhe do krijonte garnaci për zgjedhjet.

Ne dogjëm tre raunde të Presidentit edhe pse votat i kishim, që e konfirmoi zgjedhja e Metës me 100 % të votave dhe vazhduan të kërkojnë që të përcojmë zërin e arsyes në murin absurd që PD ka vendosur mes vetes e sistemit demokratik në Shqipëri. Nuk patëm sukses në këtë përpjekje edhe pse Parlamenti Popullor coi McAllister, dhe pika e parë e propozuar prej tij ishte zgjedhja konsensuale e presidentit të Republikës, ne e bëmë zgjedhjen duke respektuar maksimalisht nevojën e PD për të pasur një president konsenual, më konsensual PD s’kishte ku e gjente as në tokë as në hënë, kështu që në këtë aspekt ne përmbushëm plotësisht detyrën për profilin e një Presidenti që nuk përfaqëson PS-në por të gjithë spektrin politik shqiptar, madje, le ta themi deri në fund, me më shumë komoditet për PD, që e ka marrë shumë herë me të mirë se sa PS apo vetë partinë e tij kur ka qenë puna për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.