Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentin e rëndë në Elbasan, duke akuzuar Partinë Demokratike për krijimin e një njësie paramilitare që ndalon, kontrollon dhunon dhe vret njerëzit te të cilët dyshon se merren me shit-blerje votash.
Gjatë diskutimeve në emisionin “Opinion”, s’kanë munguar as debatet me gazetarët dhe analistët në studio.
Pjesë nga debati:
Rama-Artan Hoxhës: Do humbisni rëndë në 25 prill, po ta them unë
Hoxha: Nuk ka rëndësi
Rama: Për ça kemi ardhur këtu nëse nuk zhvilloj dot mendimet
Fevziu: Mos bëjmë cic-mic
Rama: Cicin e bën ai, micin e bën ky
Fevziu: A keni përgjigje për Elbasanin?
Rama: Është e thënë nga vetë ata, strukturë që mund të vrasë. Është e thënë me këtë fjalë, cila vetmbrojtje, shkon ti ndalon një strukturë që ndalon njerëzit në rrugë, dhe i thua kontroll? Kush je ti? Përgjegjësia ime është që t’i them popullit shqiptar varrosini këto fantazma në librat e historisë, se këto që ke parë këto ditë janë fytyra e tyre e vërtetë.
Hoxha: Ti thonit Taulant Ballës dhe strukturave, mi largoni këta nuk na duhet ndihma e tyre, kur ndodhi konfliti i mëparshëm.
Rama: Mos më imito mua se bëhesh qesharak, s’më imiton dot. Të përgjigjem apo jo Fevzi po të bëj këtë paralajmërim shumë serioz, nëse biseda nuk bëhet serioze unë do të iki. Këto s’janë biseda normale, 1 ndërhyrje.