Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Rama ‘’Blic’’ në Dogana: Jeni të gjithë të shkarkuar! Ja kush janë drejtorët që u pezulluan nga kryeministri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aksion ‘’Blic” i Ramës në Dogana. I kanë mjaftuar vetëm disa minuta për një vizitë të shkurtër në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, mëngjesin e sotëm, për të dhënë urdhrin e shkarkimit për 3 zëvendësdrejtorët dhe 6 drejtorët e sektorëve.

Kryeministri Rama ua ka bërë të qartë se nuk i intereson aspak koalicioni, pasi ka parë paaftësi te ta. 

“Nuk më intereson koalicioni. Keni 2 vjet dhe nuk keni realizuar asgjë. Jeni të gjithë të shkarkuar!’’, u tha Rama atyre.

Newsbomb.al ka mësuar nga burime brenda doganave se drejtorët e shkarkuar janë: drejtori i Procedurave, drejtori i Tarifave, drejtori i Vlerave, drejtori i Anti-korrupsionit, drejtori i Analizës së Rriskut dhe drejtori i Zhdoganimeve.

Emrat e drejtorëve janë:

Antikorrupsioni-Aleksandër Mucko

Tarifa-Mirarbër Teneqexhiu

Vlera- Benet Fociro

Juridiku- Ervina Domi

Proçedura-Endri Pema

Zhdoganimi- Ilir Mino

 

Kryeministri Rama u ka tërhequr vëmendjen edhe ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe drejtoreshës së Doganave, Pranvera Fagu.

“Çdo muaj do shkarkohen 3 drejtorë rajonalë”, ua bëri të qartë Rama, i nervozuar dhe i pakënaqur me ta.

Pak ditë më parë Newsbomb.al publikoi edhe denoncimin për evazionin fiskal në dogana, pikërisht për Zamir Shtyllën, një nga drejtorët e shkarkuar sot . Në një intervistë të gazetarit Basir Çollaku, një ish-inspektor denoncoi kontrabandën me cigaret, kur departamentin e Hetimit e drejtonte Zamir Shtylla.

Ai tregon në intervistë për kontrabandën e cigareve që bëhet nga Kapshtica e Kakavija. Në një rast, ish- inspektori fliste për 10 kamionë cigare.

“Në muajin maj, unë kam informacion se në doganën e Kapshticës, kanë hyrë shumë mallra të akcizës, të padeklaruara fare, ndër to cigare. Sipas informacioneve të mia, vetëm në muajin maj, kohë në të cilën kishte marrë detyrën drejtori i departamentit të hetimit, Zamir Shtylla (në intervistë është me inicialet Z.Sh) ishin mbi 10 kamiona cigare që kishin hyrë në Kapshticë”, denoncoi ish-inspektori. Denoncim që me sa duket kryeministri Rama e ka marrë shumë seriozisht.

LEXO EDHE:DENONCIMI I ISH-INSPEKTORIT PER KONTRABANDEN E CIGAREVE KUR HETIMIN E DREJTONTE ZAMIR SHTYLLA

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img