Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Rama bërtet në Kuvend: Barrikadat në Prishtinë nuk janë luftë me Serbinë, por luftë kundër Kosovës! Serbia ka një njeri të vetëm në komandë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

55b4a8af4ddb880afb0dc1c2123f6bbf

Kryeministri Rama e ka mbyllur fjalën e tij në Kuvend me tone shumë të larta, teksa ka vënë në dukje anën e Serbisë, duke nënkuptuar politikën që ajo ndjek. Marrim shkas dhe nga takimi që bëri me Putinin para mbledhjes në SHBA.

Rama tha se bashkëjetesa me të si fqinj është e pashmangshme, kësisoj duket të luftojmë tashmë jo me pushkë e statusese retorike, por me mjete paqeje. Ai tha se barrikadat e ngritura në Prishtinë nuk forcojnë Kosovën, por vetë Serbinë.

“Nuk dua të hyj në asnjë teori konspirative, një fakt më bën përshtypje, se janë 21 vjet, një provë do ishte gjetur, një, jo njëqind e një mijë. Po të marrësh fashikujt, që ka të ngjarë të na dalin më shumë viktima nga dora e atyre u ngritën për t’u çliruar, se nga dora e atyre që u ngritën për të spastruar etnikisht një popull. Çfarë më kanë thënë dhe ekspertët e jashtëm. Asnjë nuk më tha që ka ndonjë praktikë drejtësie ndërkombëtare, që mund ta integroj tekstin e djeshëm. Askush nuk di të thotë që ndonjëherë më parë, jo në Kosovë apo rajon, por dhe në Europë, dy individë, që janë dhe autoritete në një vend sovran, kthehen botërisht në të akuzuar që s’kanë akuzë. Ose është një model eksperimental i një drejtësie të re ndërkomëbëtare. Për t’ju kthyer për herë të fundit, bartësit e institucioneve të larta të Kosovës janë nënshtruar procesit gjyqësor pavarësisht sa herë shpallen të pafajshëm, ndërkohë Serbia hap kapitujt për negociatat në BE. Natyrisht unë jam po ai që isha në Beograd, po ai që isha në takimin për shengenin rajonl, dhe nuk i heq asnjë presje asaj që thashë për të ndërtuar së bashku një të ardhme tjetër, për të ndërtuar së bashku me serbët një të ardhme tjetër, por drejtësia selektive nuk është drejtësi. Ndërsa drejtësia e proceseve të rikthyera për shqyrtim është mungesë drejtësie. Kjo është pak, por e thënë nga një piktor është e sigurtë.

Dhe për ta mbyllur dua të them që ky tribunal special për krime lufte në mënyrë paradoksale saç është i padrejtë është dhe i pashmangshëm. I pashmangshëm se pas shuarjes së UÇK-së lufta e zjarrtë për lirinë është kthyer në luftë të ftohtë për njohjen e një shteti të ri të dalë nga lufta. Dhe në këtë luftë të ftohtë, ka ndryshuar role dhe dinamika. Nuk duhet ta kthejmë këtë temë kombëtare në një sfurk për t’i nxjerrë sytë njeri-tjetrit se kush është patrioti dhe kush është tradhëtari. Dhe për të kuptuar sot që barrikadimet dhe përçarjet në Prishtinë nuk janë luftë me Serbinë, janë luftë kundër Kosovës. Nuk forcojnë Kosovën, forcojnë serbinë.

Serbia sot ka vetëm një njeri të vetëm në komandë. Është histori tjetër si e qysh. Flet vetëm më një zë dhe sheh në një drejtim. Dhe siç nuk zgjedh fqinjin nuk zgjedh as kundërshtarin. Nëse kundërshtari jonë politik në rajon është Serbia, dënimi për të bashkëjtuar është i pashmangshëm duke u barrikaduar në katundet e partive tona politike.  Siç është i pashmangshëm detyrimi për të luftuar me mjetet e paqes dhe jo retorikën e luftës dhe në vend të pushkëve e statuseve në facebook dhe bombave tymuese në rrjeetë sociale të militantëve, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img