Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama bën 'paqe' me Albin Kurtin, takim i papritur me liderin e Vetëvendosjes

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti - Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka udhëtuar drejt Kosovës për një vizitë dy ditore, ku do të takohet me krerët e shtetit kosovar.

Edhe pse nuk ishte në axhendën zyrtare të kryeministrisë, Rama ka vendosur që të takojë edhe ish-kryeministrin Albin Kurti, me të cilin më herët ka patur përplasje për sa i përket minishengenit ballkanik.

Burimet bëjnë me dije se do të zhvillohet në orën 17:00 në zyrat e Vetëvendosjes.

Pas Kurtit, Rama do të takojë kreun e PDK-së Kadri Veseli dhe më vonë Presidnetin Hashim Thaçi.

Pas takimit me Ramën, Thaçi do të ketë një komunikim për mediat rreth orës 20:00 mbi aktakuzat e ngritura kundrejt tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll