Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Rama bën njoftimin e rëndësishëm: Motorët e ujit, motoskafët dhe anijet turistike duhet të certifikohen, në të kundërt gjobiten ose konfiskohen

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka bërë njoftimin e rëndësishëm për Operatorët e Turizmit Detar në fillim të sezonit turistik.

Ai thotë se duke filluar nga motorët e ujit, motoskafët e anijet turistike, duhet të pajisen me certifikatë nga Ministria e Turizmit, pasi në të kundërt, do të gjobiten, bllokohen apo edhe konfiskohen.

“Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse. Informohu dhe apliko në kohë!”, shkruan Rama.

Më shumë