Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Rama bën krahasimin e programit me atë PD-së: I tyre është ‘ta hajë kush ta hajë’, ne kemi plan për ‘Shqipëria 2030’

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

25a6a80393926da3db551bba2d9fa5d6

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme, programin e PS-së për taksat, pagat dhe biznesin.

Gjatë prezantimit ai bëri një krahasim edhe me programin e Partisë Demokratike.

Sipas tij, programi i PD-së është ‘ta hajë kush ta hajë” përpara zgjedhjeve.

“Programi i tyre elektoral mbështetet nga një nevojë e vetme. Nevoja për pushtetin si qëllim në vetvete dhe jo si një mjet për realizimin e objektivave.

Ne kemi objektiva konkretë.  Reforma e energjisë, reforma e qeverisjes vendore që eliminoi 300 vatra taksash e vjedhjesh, reforma dixhitale, reforma e pronës që është futur më në fund në rrugë të drejtë, reforma në drejtësi e të tjera akoma. Nëse këto reforma do të ishin bërë më parë Shqipëria do të ishte shumë më ndryshe. Sot të tëra këto reforma kanë hyrë në rrugë, e cila është e mundimshme por është e vetmja rrugë për ta çuar Shqipërinë përpara. Dhe e vetmja forcë që mund  ta bëjë këtë jemi ne. Vizioni ynë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo shqiptari. Plani ynë i veprimit është një program qeverisë me masa dhe afate të caktuara. Programi i tyre është në menu dëshirash që ‘ta hajë kush ta hajë’. Ne themi sot në ‘Planin tonë të Veprimit’ që do të jetësojmë Shqipërinë e vitit 2030 dhe jo një plan për të joshur elektoratin. Ata thonë të kundërtën e gjithçkaje. Ne i duam votat për të vazhduar ndërtimin e rrugëve të vjetra. Ata kanë zgjedhur rrugën e “pak ça të kapësh në votime”, – tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img