Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Rama bën deklaratën e papritur: Jam gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, por vetëm me një kusht! (Tregon çfarë duhet të bëjë kreu i PD)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama sot ka zhvilluar një intervistë me gazetarin Denis Minga përgjatë rrugës së Kombit ku ka folur për shumë tema.

I pyetur për Metën dhe Berishën, Rama tha se ata janë e keqja e vendit dhe rrezik për demokracinë, dhe jo Basha, i cili është vetëm një kukull sipas tij. Kryeministri tha se nuk i trmbet Metës, por Basha e ka të domosdoshme që të largohet nga ai dhe Berisha, si kusht që të bashkëpunojë me Ramën dhe qeverinë pas 25 prillit, pasi kreu i PS u shpreh i bindur se do i fitojë zgjedhjet.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj ngushtësisht me opozitën dhe Bashën, por me një kusht, që ai të mënjanohet nga Meta dhe Berisha”, u shpreh Rama sot.

Pjesë nga intervista

Minga: Më shumë sulmoni Metën dhe Berishën se sa Bashën, ju tremb kjo dyshe?

Rama: Nuk ka lidhje me trembjen, ka lidhje me atë që Basha është kukull duke fshehur ata që ka rrotull sepse është i kontrolluar naga ata sepse këta janë kërcënimi real. Basha nuk është kërcënim për demokracinë, sa herë ai është prvuar është parë që nuk di të qeverisë. Lapsuset e tij të bëjnë ëpr të qeshur, por nuk të bëjnë për të qeshur kur firmos një marrëveshje që jep pjesë territori, kur rri në krye të digasterit dhe vriten njerëz në bulevard. Është ai që është, e dinë ata në Tiranë kush është se e provuan në 4 vjet, por kërcënimi real janë Iliri dhe Saliu.

Minga: Të merremi pak me Metën, sot ka kaluar 1 javë nga ngjarja e Rinasit, jeni i bindur se pas asaj ngjarje ishte Meta?

Rama: Nuk ka asnjë pikë dyshimi.

Minga: Keni më shumë informacion për këtë mund të na jepni?

Rama: Jo nuk mundem.

Minga: Meta është kundërshtari juaj politik apo e keqja e vendit?

Rama: Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që beson se është problemi im ai, nuk është as e keqja e madhe e vendit në kuptimin që ka kjo fjalë, por është një personalitet i degraduaar që ka degraduar Presidencën dhe që çdo gjë që bën çdo ditë tregon përshkallëzim të degradimit.

Minga: I trembeni një skenari dhune pas 25 prillit: Unë i tmembem vetëm Zahos dhe vetes.

Minga: Meqënëse përmendët Zahon dhe dje Meta tha se do sakrifikojë fëmijët e tij për Shqipërinë.

Rama: Nuk është problem politik por i natyrës psikologjike.

Minga: Pas 25 prill nëse ju fitoni dhe Meta jep dorëheqjen do e zgjidhni presidentin me opozitës?

Rama: Pas 26 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën dhe Bashën, por ka një kush të thjeshtë që duhet të ndahet nga Meta dhe Bberisha, për të transformuar një herë e mirë një jetë politike që është kthyer një stres për shqiptarët.

spot_img

Më shumë

spot_img