Hapësire reklamuese

Politikë

Rama bën deklaratën e fortë para ministrit gjerman: BE e ka marrë peng Kosovën, qytetarët nuk lejohen të lëvizin lirshëm

Shkruar nga Newsbomb
Rama bën deklaratën e fortë para ministrit gjerman: BE e ka

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth tha se Bashkimi Europian e ka marrë peng Kosovën, duke iu referuar lëvizjes së lirë të qytetarëve në Bashkimin Europian.

Sipas Ramës, kjo është e turpshme, por Shqipëria dhe Kosova nuk kanë se çfarë t’i bëjnë.

“BE e ka marrë peng Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës, peng i një loje shahu ku një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtarë të mbaj peng dhe shqiqtarët e Kosovës të mos lëvizin lirshëm, jo se është i gjithi BE me të njëtin mendim, por se njëri nga figurat e shahut thotë jo, ai ushtari atje në diagonale nuk do të lëvizë. E turpshme, por nuk ke se çfarë i bën. Ajo që ka të bëjë me lëvizjen në kushtet kur të gjithë kemi luftuar për të dalë nga pandemia,ne në Shqipëri ia kemi dalë pasi u lamë vetëm se të tjerët kishin hallin e tyre, nuk është për të fajësuar askënd. Por kush ishte dhe kush është objektivi i parë. Të shpëtojmë jetë njerëzish. Ajo që ne vendosim është ajo që bëjmë ne këtu.Do e mbyll duke thënë ne do bëjmë punën tone çdo ditë e më mirë. Një nga gjërat që ne do të bëjmë më mirë është përpjekja për t’u marrë marrë vesh më mirë me njëri-tjetrin”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll