Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rama bën bilancin e investimeve gjatë mandatit të dytë: Kemi trefishuar eksportet bujqësore, do të kemi më shumë avionë të Air Albania

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në deklaratën për shtyp lidhur me përmbylljen e mandatit të dytë qeverisës, kryeministri Edi Rama bëri bilancin e investimeve dhe transformimit të Shqipërisë.

Ai u shpreh se me largimin e pandemisë do shtojnë avionët e Air Albania-s, si dhe do të ulen tarifat.

Përsa i përket investimeve në sektorin e bujqësisë, Rama tha se është bërë përparim i madh ku tani vendi ynë ka 3-fishuar eksportet, ndërsa në 2030 shpreson se Shqipëria do të jetë e para në rajon për eksportet bujqësore.

Rama: Shqipëria po mbyll një sezon turistik të hapur për të gjithë. Pandemia dhe tërmeti nuk na dhanë mundësin të investojmë më shumë, nuk arritëm të bëjmë si duhet ato. Por ka edhe të tjera mangësi. Pa diskutim nuk ka snjuë krahasim të mundshëm me 4 vite më parë. Mjafton të shohim ndryshimet, nuk të krahasur me 8 vite më parë, ku vendi ishte i mbuluar nga plehrat.

Duhet një luftë për mbrojtjen ndaj mjedisit. Në sektoin e infrastrukturës dhe energjisë kemi krijuar kushte mjaft të mira. Sot Skavica nuk është një ëndërr në sirtar, por një projekt në zhvillim. Kjo mundësoi dhe hapjen e dy parqeve fotovoltaike të Karavastasë. Fundi i marrëzisë së vjedhjes së energjisë, bëri që situata të jetë e pakrahasueshme me atë të viteve më parë. Shqipëria do të kthehet në ekportuese neto të energjisë. Shqipëria sot ka linjën e saj ajrore dhe do të hyjë në një fazë rritjeje të avionëve.

Shërbimet e transportit rrugor jane kthyer në një prej shembujve të transformimit të Shqipërisë. Në qeveerinë e re do të hedhim të mëdhenj drejt Europës. I dukshkë ka qenë dhë përparimi në bujqësi, kemi dyfishuar tokën që punohet dhe kemi dalë vendi i parë në rajon për thithjen e investimeve në bujqësi.

Shqipëria e 2030 do të jetë kampione e prodhimeve bujqësore.Por jemi kampion në rajon për eksportet e prodhimeve. Edhe në arsim është bërë një zhvillim i jashtëzakonshëm.Hyrja në universitet suipas xhepit dhe mikut i përkasin së shkuarës. Jemi vendi me uljen më të lartë të papunësisë në rajon, po kjo nuk mjafton për të qenë krenar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img