Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama bën “autokritikë” nga Durrësi: Pakënaqësitë e njerëzve kanë bazë, por asgjë nuk do të ishte bërë kështu si e kemi bërë ne

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme qytetin e Durrësit, ku para disa qytetarëve ka bërë edhe autokritikë për disa vendime të gabuara që mund të jenë bërë në 8 vite qeverisje.

Ai tha se pakënaqësitë dhe mërzia e njerëzve kanë bazë, por rindërtimi, lufta me pandeminë dhe procesi i vaksinimit nuk do të ishin bërë kështu siç janë bërë.

Rama foli edhe për portin e ri të Durësit, për të cilin tha se do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Mesdhe.

“Sot unë dua t’ju flas juve dhe përmes jush të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj bashkësie në këtë bashki kaq të rëndësishme të vendit për çfarë ne duhet dhe do të bëjmë për Durrësin në periudhën që kemi përpara. Durrësi sot ka mbërritur në një stad që edhe për shkak të stadit ku ka mbërritur vendi ynë, i ka të gjitha mundësitë të ngjitte në një stad dhe që të bëhet e ardhmja e çdo fëmije që lind këtu.

Ky investim që do të nisë në zonën ndarëse midis portit dhe pjesës ku fillon plazhi është fillimi i një epoke të re për Durrësin por edhe për Shqipërinë. Porti i Durrësit sot është problem mjedisor për qytetin, zhvillimor, është një prani e të shkuarës që pengon rrugën drejt të ardhmes. Sot është një plan konkret dhe një domosdoshmëri që në shtratin e portit aktual të zhvillohet një nga portet më të mëdhenj të Mesdheut. Do të zhvillohet nga një komani që zotëron disa nga zhvillimet më dramatike të botës, duke filluar nga porti turistik i Dubait. Po e filloj nga kjo se është e ardhmja. Një investim më i madhi i të gjitha kohëve për Shqipërinë, sjell një punësim të lartë dhe një zinxhirë të tërë efektesh ekonomike

Ne nuk jemi më të mirët e mundshëm, patjetër që kemi bërë gabimet tona. Në pakënaqësitë dhe mërzinë e njerëzve ka shumë bazë, por besoj që nuk them ndonjë gjë që tingëllon si mungesë modestie kur them që pa ne as rindërtimi nuk do kishte ndodhur kështu siç po ndodh, as lufta me pandeminë nuk do të ishte bëërë kështu siç është bërë dhe as vaksinimi nuk do të fillonte për punë orësh. Shqipëria është një nga vendet e pakta që ka siguruar vaksina për të bërë vaksinimin masiv dhe kemi ambicien për ta bërë sezonin turistik më të lehtë.

Unë e kuptoj shumë mirë se durrsaktë e shikojnë Vlorën me xhelozi për zhvillimin që i ka ndodhur. Përtej faktit që në Vlorë ka patur një fokus të veçantë dhe jo kot, as thjesht se unë kam qenë deputet, por sepse ka qenë më e lehtë për të zhbllokuar energjinë e bllokuar në atë pikë të vijës tonë bregdetare, se sa në Durrës ku është më e vështirë. Por nga ana tjetër, Durrësi ka një potencial shumë kompleks, pasi në Durrës nuk është vetëm deri dhe trashëgimia kulturore, por ka edhe pjesën e tregtisë.



Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img