Kryeministri Edi Rama është dnalur sot në vendlindjen e presidentit Ilir Meta, në Skrapar. Ai u kërkoi atyre votën për PS, pasi siç tha Meta duhet të zbresi nga maja pasi i ka turpëruar ata.
Në mbyllje kreu i PS u bë sentimental dhe tha se do të donte të pinte një gotë raki dhe të ngrinte një dolli për Ilir Metën dhe shëndetin e familjes së tij.
“Kam ngrënë bukë me ta dhe nuk dua t’i shoh keq”, tha Rama.
Edi Rama: Në mbyllje, do doja të flisja gjatë, sikur të kishim pak raki këtu Nasip do ishim...po të kisha një gotë rakie këtu do ta ngrija me shumë sinqeritet për shëndetin e Ilir Metës, për shëndetin e tij dhe familjes s ëtij patjetër, kam ngrënë bukë me ta nuk dua t’i shoh keq, dhe një të dytë do ta ngrija për referendumin e Vlorës dhe Skraparit, që të jetë një referendum që t’i thotë Ilirit boll më zbrit nga maja se na turpërove. Boll më.