Hapësire reklamuese

Politikë

Rama bëhet NOSTALGJIK në 29 vjetorin e PS, sjell historinë e PARTISË SOCIALISTE përmes videos: Kemi humbur e kemi fituar, por kurrë..

Shkruar nga Newsbomb
Foto e shkeputur nga video e Rames

Sot Partia socialiste feston 29 vjetorin e themelimit të saj, ndaj kryeministri Edi Rama, njeherësh edhe kryetari i kësaj partie ka publikuar një video me disa nga momentet më kulmore të PS në 29 vitet e jetës së saj.

Krah videos, Rama shkruan se PS ka fituar dhe ka humbur zgjedhje, por kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar.

"Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon...", shkruan Rama.

Në video janë momente vërtet të veçanta për PS, duke filluar nga fjalimi historik i Dritëro Agollit në 11 qershor 1991 gjatë Kongresit të 10-të të PPSH, i cili kërkonte rinovim të partisë, nga e cila lindi PS, deri te Fatos Nano dhe në fund Edi Rama.

“Jeta juaj është e juaja, mos e lini të struket nën hijen e nënshtrimit prej goditjeve. Hapini sytë katër. Ka dalje edhe kur s’ka. Ka dritë diku. Mbase s’do ketë aq shumë dritë, por ka aq sa për të mundur terrin.

Hapini sytë katër. Zotat do t’ju ofrojnë shanse. Shihini. Kapini. Ju s’’mund ta mundni vdekjen, por nganjëherë vdekjen e të jetuarit mund ta mundni. E sa më shpejt mësoni ta bëni këtë. Aq më shumë dritë do të ketë.

Kujtojeni këtë gjithë sa kohë jetoni. Jeni mrekullia vetë. Zotat presin të kënaqen brenda jush. Nëse doni ta provoni, shkoni deri në fund përndryshe mos u nisni fare.  Nëse doni ta provoni, çojini deri në fund. Gjithçka tjetër është qëndrueshmëri.

Sprovë deri në çfarë pike jeni gati të rezistoni dhe do t’ia dilni  pavarësisht rrëzimeve dhe shanseve fare të vogla e do jetë më mirë se ç’mund të parafytyroni. Nëse do ta provoni, shikojini deri në fund. Asnjë ndjesi tjetër si kjo nuk ka. Krejt të vetëm para zotave. Nata do ndriçojë nga zjarri juaj. Bëje, bëje, bëje, deri në fund.

Do ta çoni jetën tuaj drejt të qeshurës së përsosur . Është e vetmja betejë që vlen të luftohet. Sukseset tona të mëdha s’mund t’i kemi kurrë pas, sepse fati që duam sheh nga lart”, thuhet në videon e publikuar nga Kryeminsitri Rama” janë disa nga mesazhet në video.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll