Hapësire reklamuese

Politikë

Rama bëhet bashkë me “kokat”, zbulohet videoja e takimit me kryeministrin e Turqisë: Ja për çfarë biseduan

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë Kongresit të 22 Botëror të Naftës që është mbajtur në Turqi pjesë e të cilit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama janë zhvilluar një sërë takimesh mes liderëve botërorë.

Gjatë kësaj vizite disa ditore në këtij Kongresi është mbajtur dhe një takim mes kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë, Turqisë dhe Bullgarisë.

Pas takimit me Presidentin e Turqisë, Erdogan, Rama disa minuta më parë ka publikuar një video gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin e Turqisë Binali Yildirim.

“Me kryeministrin Binali Yildirim për planet e katërvjeçarit të ardhshëm me synim kryesor fuqizimin e konsiderueshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar’, shkruan Rama krahas videos./Newsbomb.al/

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.