Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në prezantimin e librit më të ri të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Edhe në këtë fjalim Rama nuk ka kursyer batutat, teksa thotë se i ka kërkuar Enver Hoxhajt që mos vënë foltore, duke ironizuar në këtë mënyrë foltoren e Sali Berishës.
“Me thënë të drejtën ndihme në siklet se gjithë ky milet për një libër, është pak shqetësuese. Është sikur të ishin shqiptarët të dhënë pas librave, sot do të kishim më pak pikëpyetje për të zgjidhur me njëri-tjetrin. Duke qenë se në këtë prurje ka një rol dhe prania ime dhe e Aliut, do doja t’ju thoja me sinqeritet se nëse do të dëshironi të krijoni një ide, ose ta zhvilloni më tutje, lidhur me implikimin e Kosovës pa dëshirën tonë të këtë lëmsh ndërkombëtar, duhet ta lexoni këtë libër. Unë kam nxjerrë disa shënime na libri i thash; Enver vetëm foltore mos na vë aty, pasi të jetë bashkëbisedim.”, tha Rama.