Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Rama batuta me të rinjtë në Korçë: Ishte në këmbë dhe po shikonte atë vajzën aty, e dashke edhe kryetare zotrote

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me mbështetësit e Partisë Socialiste në Korçë. Gjatë fjalës së tij, ai ka thirrur në podium dy të rinj, një djalë dhe një vajzë. Sipas Ramës, djali ishte në këmbë gjithë kohës dhe shikonte vajzën, ndërsa i ka pyetur dy të rinjtë nëse ishin patronazhistë.

Djali i ktheu përgjigje negative ndërsa vajza i tregoi se ishte kryetare e FRESH në Korçë. Në atë moment filluan edhe ngacmimet e tij për të riun.

Batutat e Ramës me të rinjtë:

Rama: Ulu ti mo ulu. Ishte në këmbë dhe nuk po më shikonte mua, por atë vajzën aty.

Kryeministri i merr dy të rinjtë në podium dhe i drejtohet djalit: Ti je patronazhist? Nuk qenke. Po ti?
Vajza: Unë jam kryetare e FRESSH në Korçë.
Rama-djalit: Paske ambicie të madhe ti. Mirë e dashke bjonde, e dashke edhe kryetare zotrote. E dini si po e shikonte, aq e kishte hapur gojën sa e kishte futur maskën brenda.

Ndëkrohë kryeministri u premtoi qytetarëve korçarë se do të ndërtonte stadiumin e ri të Korçës nëse PS do të merrte 7 mandate në këtë qark.

“Dua të flas si njeriu më i pakënaqur që ju mund të takoni. Jam i pakënaqur sepse unë besoj se maja që kam parë me sy hapur për Shqipërinë kur lashë emigracionin, është një majë e arritshme dhe është misioni ynë që ta arrijmë. Të gjitha këto që kemi bërë më duken të pamjaftueshme, ndaj unë këmbëngul dhe i them vetes, duhet të vazhdosh përparë. Kur hyra sot këtu, u befasova, është hera e parë në stadiumin e Korçës. Për Korçën e Niko Peleshit, nuk është një stadium që mund të rri shumë gjatë, por po ju them, po na dhatë 7, stadium i ri i Korçës do të jetë gjerdani që do i shtohet të gjithë këtyre që kemi bërë”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img