Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
15 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

RAMA, BASHA, META DHE KAFEJA E MENGJESIT TE SOTËM

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2a7dd8bf6c3f9bf285750bfb2495890a

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali

Si çdo mëngjes të këtyre viteve të fundit, edhe sot ata u ulën të tre për të pirë kafenë e tyre imagjinare. Pa këtë kafe, ata nuk e nisin kurrë ditën.

RAMA – Mirmëngjes o burri i Monikës! Mirmëngjes artist!

META – Mirmëngjes o gruaja e Bilalit! Mirmëngjes ti tjetri!

BASHA – Mirmëngjes Rama ik! Mirmëngjes Meta rri… se na dhjeve po dhe dorëheqjen!                                               

RAMA – O Liro, e ke qa atë fjalimin e djeshëm o burr! Më befasove! Qafsha Yamamoton! Po sa shumë ujë pive mor burrë! E kishe sponsor?

META – Pimë ca raki me turshi në Lalz me ca miq, prej atyre duhet ta kem!

RAMA – Mos gënje tani o Lir!

META – Ore turshi “bio” po të them, pyet Titin!

RAMA – Jo jo, them mos thuaj “me ca miq”, se ti nuk ke më miq! Vetëm ne të dy të kemi mbetur!

META – Më atë krah fli ti! Nga dje unë kam mik njeriun më të fuqishëm në Botë, Trumpin, Atë që shave ti nga motra tek CNN-i! Mbaje fort atë Sorosin tënd tani se mirë e ke!

RAMA – Po atë Avni Rustemin ç’e kishe? Se u duk sikur po më kërcënoje!

META – Pse ke frikë, ti mban antiplumb!

RAMA – Kush ka frikë? Unë nga plumbi apo ti nga SPAK-u?

META – Budalla je ti të krijosh SPAK-un dhe Gjykatat? Se ti e di që pas meje dhe këtij ty të vjen direkt rradha… pse nuk flet ky?! E paska zënë gjumi sipër kafes!

RAMA – O artist! Zgjohu se duhet të na bësh ndonjë punë edhe ti! Zgjohu dhe cakto një ditë proteste kombëtare se na duhet.

BASHA – Seriozisht e ke o Ed?!

RAMA – Po ore po! Bëj një protestë të kundërshtosh rezultatin e votimeve që të duket sikur kam opozitë dhe sikur kemi pluralizëm. Silli dhe ti ata që të kanë mbetur Liro! E dini pse? Po ramë në qetësi, amerikanët do kujtojnë se jemi në monizëm dhe do të ndërhyjnë të ndryshojnë gjendjen!

BASHA – Po ne në monizëm jemi! Ti tashmë i ke të gjitha!

RAMA – Ore fol mirë ti se të hoqa nga puna! Ngeli tu mu lut Kujtimi për karrigen tënde!

META – Edhe i ka edhe nuk i ka! Presidentin nuk e ka dhe nuk ka për ta pasur kurrë!

RAMA – Ty të lumtë kur të bëra president! E di ku do ishe tani? Duke ngrënë turshi në Lalz do ishe!

META – Ore lëri këto ti por dil dhe më jep një përgjigje publike për propozimin tim se po pret populli!

RAMA – Jo jo! Kësaj rradhe do ta lë “seen”! Se kur them unë që jam tre lëvizje përpara, e merrni me shaka ju!

META – Ti je tre, po Lali Eri është pesë. Ai do ta hajë kokën ty po hë!

RAMA – Ej! O Avni Rustem! Po vetëm tek të ngrënit e kokave të rri mendja mor burrë! Shijoje more jetën se je tharë je bërë për gjynah! Është natyra njerëzore, gjithmonë kështu ka qenë. Unë jam më i zoti sesa ju të dy, unë do jem Kryeministër dhe do ha më shumë, ti kaq e ke hapin, deri tek Presidenti, kurse ky mirë është aty ku është se pa gjë nuk del, apo jo artist?… E paska zënë prapë gjumi! Zgjohu o artist! O Lul, zgjohu!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img