Hapësire reklamuese

Politikë

“Rama, autor i dramës së largimit të shqiptarëve”, Berisha zotohet: PD do të zbatojë ligjin për BOSËT e bandave në zyrat e qeverisë

Shkruar nga Newsbomb
“Rama, autor i dramës së largimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministriin Edi Rama dhe qeverinë e tij, si të lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe bandat kriminale.

Gjatë një deklarate për mediet kreu i Partisë Demokratike, ka bërë përgjegjës për largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, pikërisht Ramën dhe ministrat e tij.

Ai shtoi se PD sapo të viijë në pushtet do të zbatojë ligjin jo vetëm ndaj bandave, por ndaj bosëve të këtyre bandave në zyrat qeveritare.

Berisha: Sot dua të denoncoj qëndrimet e Ramës ndaj problemeve të mëdha, dramë shqiptare që luhet në kanalin e la Mansh. Autor kryesor i kësaj drame, theksoj është Edi Rama. Arkitekt kryesor i kësaj drame njerëzor është Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, vjedhjet me aferat qindra milionëshe. Rama këto ditë është angazhuar në një beteje politike të brendshme.

Rama vesh petkun e partriotit dhe shan si ordiner në rrugë. Rama duhet të dije se eskporti i krimit është akt i rëndë. Lufta kundër krimit është nga detyrimet më madhorë të sigurië kombëtare. Kryekriminele është qeveria e Ramës, ministrat dhe zyrtarët e tij. Arritën të zhdukin çdo kontroll në vend. Porti i Durrësit për 6 muaj u la jashtë kontrollit, zbarkuan tonelata kokaine. Pasi u alarmua bota, tani janë bindur.

Porti i Durrësit është shndëruar në portin më të madh të kokainës në Europë, Rama përpiqet t’i mbulojë me sulme dhe fjalor ordineri. Dënoj këto qëndrime se shkak madhor është vetë Rama. PD do të aplikojë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. PD do të zbatojë ligjin jo vetëm ndaj bandave, por ndaj bosëve të këtyre bandave në zyrat qeveritare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu