Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama arrin marrëveshjen e parë, kryeministri kinez: Mirëpresim eksportet agrokulturore nga Shqipëria

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri kinez Li Keqiang dhe kryeministri Edi Rama ne Samitin e Dubrovnikut

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh në Samitin e Dubrovnikut se Kina i mirëpret eksportet e produkteve bujqësore të Shqipërisë.

Kryeministri kinez, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Samitin e tetë të liderëve të Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Dubrovnik, shprehu afrimitet përsa i përket marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ky vit shënon edhe 70 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.

Duke përshëndetur miqësinë tradicionalisht të rrënjosur mes dy vendeve, kryeministri Li Kerqiang tha se marrëdhëniet Kinë-Shqipëri janë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit.

Kryeministri Keqiang theksoi se Kina mirëpret zgjerimin e eksporteve shqiptare në Kinë, të produkteve bujqësore dhe specialiteteve vendore shqiptare, të tilla si mjalti, vaji i ullirit apo vera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll