Hapësire reklamuese

Politikë

Rama apel kontrollorëve të Rinasit: Braktisni ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk ka më vend në AlbControl

Shkruar nga Newsbomb
Rama apel kontrollorëve të Rinasit: Braktisni ata që ju

Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel kontrollorëve të Rinasit që të kthehen në punë deri ditën e nesërme, në të kundërt nuk do të kenë më vend në kompaninën AlbControl.

Gjithashtu rama u ka kërkuar që të ndahen nga ata që i kanë future në këtë lojë të çmendur me zjarrin, siç e quan ai.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet”, shkruan Rama.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.