Alvin Karaqi, kampioni shqiptar i karatesë në Lojërat Europiane, është duke u nderuar në Kryeministri me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”, ku i pranishëm është dhe vetë Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka shprehur mirënjohjen për Alvin Karaqin, duke thënë se ai është veçse djali që çdo prind do donte të kishte, por edhe dhëndri që çdo vjehrr do dëshironte për vajzën e vetë.
Nisur nga kjo, Edi Rama shtoi se ai nuk është kandidati për t'u bërë vjehrr i Alvinit, sepse vajza e bashkëshortes së tij, "është e zënë."
"Alvini, përveç se është djali që çdo prind do donte të kishte, siç tha ministrja, jam i sigurt që është dhëndri që çdo vjehrr dhe çdo vjehrrë do donte të kishte për vajzën e vetë. Nuk jam këtu kandidat për t'u bërë vjehrri i Alvinit, se një vajzë që kemi e kemi të zënë.
Po, jam i bindur që edhe në këtë aspekt ai është një djalë shumë i veçantë. Më ka bërë shumë përshtypje mënyra sesi flet për prindërit, sesi i përshkruan të ëmën, të atin në të gjithë rrugën e tij ku ata e kanë ndjekur, mbështetur, por edhe sidomos e ëma ka vuajtur çdo përplasje në tapet me frikën se mos ndodh diçka", u shpreh kryeministri Edi Rama.