Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“21 Janari”, Rama: I mbyllur në prokurorinë e Tiranës, drejtësia e re do e zbulojë

Shkruar nga Newsbomb
“21 Janari”, Rama: I mbyllur në prokurorinë e

Kreu i socialistëve, Edi Rama në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS ka folur për Reformën në drejtësi, për të cilën tha se vendi nuk do të kishte një reformë të tillë pa Partinë Socialiste dhe pa fitoren në 2013 nuk do të ishte arritur.

"Reforma që ne ndërmorëm në Drejtësi është reforma më e thellë për ndërtimin e shtetit modern Evropian të Shqiptarëve, asnjëherë askush qysh nga shpallja e Shqipërisë shtet nuk e ndërmori një reformë të tillë.” – tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama rikujtoi dhe çështjen e “21 Janarit” ku tha se kjo ngjarje e pazbardhur është peng i drejtësisë së vjetër.

“”21 janari” është peng i drejtësisë së vjetër. Nuk ka vajtuar akoma” 21 janari” te Prokuroria e Tiranës. është mbyllur në ato sënduket e gjyshërve, në ato sënduket e maskarnjve të Shqipërisë, qysh nga vitit 1912 që penguan, sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi t’i bënte gjërat pak me ndryshe. Imagjinoni prokuroritë e  tjera, gjykatat e tjera se në çfarë gjendje janë. Duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë që drejtësia të rrisë profesionalimzin e saj. Kjo është Republika e Shqipërisë, jo e prokurorëve dhe gjykatësve.”- tha Rama.

Lexo edhe: Rama liston në Kongres arritjet e PS, ultimatum socialistëve: Vërini gishtin kokës

Lexo edhe: Rama flet për takimin me Mira Muratin: Do na ndihmojë me anëtarësimin në BE

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese