Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Rama: 18 qershori i panegociueshëm. E dhimbshme, Partia Demokratike po vetëshkatërrohet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për media, duke shprehur vendosmërinë për mosnegocimin e datës së zgjedhjeve, 18 qershorin, që sipas Ramës, nuk është në dorë të tij.

Rama tha se mazhoranca ka bërë çdo gjë për të kthyer Partinë Demokratike në ‘shinat e trenit’, duke e afruar në zgjedhje gjithëpërfshirëse, por shtoi se nëse PD shkon drej vetëshkatërrimit, nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta pranojë me keqardhje.

Pjesë nga fjala Ramës:

Njdehem krejt i qetë në ndërgjegjen time sepse kam bërë dhe po vazhdoj të bëj çdo gjë, jo për ata që janë në çadër, por për qytetarët që meritojnë respekt.

Mekanizmi i ri garanton barazi dhe transparencë në garën zgjedhore. Faleminderit për mbështetjen që na jepni në këtë betejë aspak të lehtë për të mos lënë asgjë të mundshme pa bërë në funksion të gjithëpërfshirjes në 18 qershor.

Negocimin e 18 qershorit nuk e kam të mundur sepse nuk është në dorën time. 18 qershori është datë e caktuar me kushtetutë. Nuk mund të jetë pjesë e negociatës me asnjë parti.

Të tjerë më thonë vazhdimisht, mos ia zgjat shumë atyre, varja a tyre, e me rradhë e me rradhë. Ju lutem bëni durim dhe mos e harroni për asnjë çast seu unë nuk jam vetëm kryetari i partisë më të madhe por edhe kryeministri. Dhe nëse si kryetar partie nuk më intereson që PD po shkon drejt vetëvrasjes.

Uën hyj tek ata që qeshin për rrezikun që Shqipëria të mbetet pa opozitë. Sepse për sa kohë ka zgjedhje, nuk ka sesi të mbetemi pa opozitë.

E dhimbshme për ata që e duan akoma PD-në, ama një gjë shumë e rëndësishme të mbahet mend mirë sot. Kjo shumicë qeverisëse, jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shtyrë PD-në drejt vetëshkatërrimit, por ka bërë gjithçka për të kundërtën.

Por kur koha për mirëkuptim të ketë mbaruar, ne do ta pranojmë me keqardhje të thellë çdo vendim të lidershipit të PD-së për të ikur në drejtim të paditur.

Këmbulja për dialog nuk është dobësi por është kthjelltësi. Politika është shash dhe shahu është një lojë ku durimi shtategjik çmonton do lhile taktike.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img