Hapësire reklamuese

Sporti

“Rally Albania” bëhet anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit

Shkruar nga Newsbomb
“Rally Albania” bëhet anëtare e Federatës
“Rally Albania”, i pari dhe i vetmi kompeticion internacional i Motorsportit në Shqipëri, ka marrë përmasa ndërkombëtare. Garat që zhvillohen prej më shumë se 18 vitesh në vendin tonë, si një mënyrë për të promovuar natyrën e virgjër te qindra pjesëmarrës nga gjithë bota, tanimë janë pjesë e FIM. Presidentja e Federatës Shqiptare të Motoçiklizmit, Julinda Dhame ka ndarë lajmin e bukur se kjo federatë është bërë zyrtarisht anëtare me të drejta të plota në Federatën Internacionale të Motoçiklizmit (FIM). Në eventin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të FIM në Liverpool, Juli ka bërë një paraqitje të Federatës që drejton prej vitesh, duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe punën e saj për të sjellë në terrenet e virgjëra të vendit tonë garues nga gjithë bota.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Julinda Dhame (@julia.dhame)

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë anëtarët e FIM për mundësinë që të jenë pjesë e kësaj familjeje të madhe. Ne ndajmë të njëjtin pasion bashkë me të gjithë ju këtu dhe pasioni i përbashkët është lidhja më e fortë mes njerëzve. Profesioni im është Inxhiniere Mjedisi dhe mund të duket se të qenit edhe motoçikliste është një lloj konflikti. Por është krejt e kundërta. Bota e lëvizshmërisë së motoçiklizmit është më miqësore me të gjitha lëvizjet e udhëtimit. Shpresoj që në një të ardhme të afërt edhe Shqipëria të jetë në hartën e ngjarjeve të mëdha moto familjare FIM. Faleminderit përsëri për mundësinë që na dhatë”, ka shkruar ka shkruar Julinda Dhame në llogarinë e saj në Instagram.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Julinda Dhame (@julia.dhame)

Para votimit, presidentja e Federatës Shqiptare të Motoçiklizmit dhe gjithë stafi që e mbështet, ka shfaqur një video prezantuese të përgatitur deri në detaje për motoçiklizmin në Shqipëri. Detajet dhe fotografitë e zgjedhura që nga gara e parë që është zhvilluar në vendin tonë më 28 Nëntor 1928 dhe në vazhdim, kanë emocionuar të pranishmit në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Internacionale të Motoçiklizmit (FIM) në Angli, të cilët janë përgjigjur me një mënyrë të krejt të veçantë votimi. Përfaqësuesit e vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme kanë duartrokitur videon prezantuese të Shqipërisë dhe kështu kanë zgjedhur të japin miratimin e tyre për anëtarësim të federatës së drejtuar nga Julinda Dhame, në radhët e tyre. Dhe kjo mënyrë kaq origjinale dhe emocionuese votimi ka qenë e tillë vetëm për Shqipërinë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Julinda Dhame (@julia.dhame)

// NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese