Tirana
clear sky
15.4 ° C
15.4 °
15.4 °
60 %
1.4kmh
5 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
29 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Rally Albania 2015, fluksi i kërkesave zë ngushtë organizatorët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kërkesat e mëdha për të marrë pjesë në garën spektakolare të makinave dhe motorëve Rally Albania, po shtyjnë organizatorët të rimendojnë limitet e turneut.

Evenimenti emocionues që këtë vit do të zhvillojë edicionin e tij të 11, ka zgjuar kërshërinë e aventurierëve anembanë botës, dhe si çdo vit, konfirmohet një superpromocion për bukuritë e Shqipërisë. Jo rrallëherë garuesit e edicioneve të kaluara që kanë marrë pjesë për herë të parë, janë rikthyer të shumtë në numër e madje kanë vendosur Shqipërinë në axhendën e tyre të pushimeve.

Këtë vit Rally Albania 2015 do të zhvillohet në 7 ditë “shpërthyese” nga 6 deri në 13 qershor. Janë programuar që do të vijnë më shumë se 150 pilotë edhe pse numri mund të shtohet.

Cirkuiti është i shpërndarë në mbi 1800 kilometra anembanë vendit tonë ndërsa do të ngrihen 4 “bivouac” dhe si gjithmonë koha reale dhe pozicioni i garuesve.

Vitin e kaluar Renti Sina bashkë me koopiloten austriake Dolly Whittberger rrëmbyen çmimin e pare tek makinat ndërsa çmimi i parë për garat me motorë i shkoi italianit Andrea Cosentino, ndërsa vendin e dytë e mori çeku Ondrey Klymciw, duel i vendosur vetëm në etapën finale dhe me diferencë 1 minutë.

Këto janë dhe etapat nga kilometri i parë e deri në finale e madhe:

SSS 7/06 TIRANA VELIPOJA – 140 kilometra

Etapa-1 8/06 VELIPOJA VELIPOJA 227

Etapa-2 9/06 VELIPOJA KORÇA 510

Etapa-3 10/06 KORÇA KORÇA 150

Etapa-4 11/06 KORÇA HIMARA 400

Etapa-5 12/06 HIMARA HIMARA 95

Etapa-6 13/06 HIMARA TIRANA 315

 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img