Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ralf Gjoni komenton përplasjen te FRD: Meta ka gjak që i vlon, është malësor Skrapari. Pse nuk e pati këtë sjellje per Teatrin apo Kodin Zgjedhor?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

472eaf1d547139c34508f763124764fb

Deputeti Ralf Gjoni ka komentuar përplasjen e presidentit Meta me policinë bashkiake te zyrat e FRD-së në Tiranë.

Ai tha se kush e njeh Metën e di që presidenti nuk është i qetë, pasi ka gjak që i vlon dhe është malësor Skrapari, por ngriti pyetjen se pse Meta nuk e pati këtë sjellje edhe për Teatrin apo ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Meta nuk është i qetë, kush e njeh Metën e di që ka gjak që i vlonm është malësor Skrapari. Do të kisha dashur shumë që ta shihja këtë sjellje kur ne debatonim për Kodin elektoral në Kuvend dhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nuk e kuptoj pse e ka bërë. Pse bashkia ja çoj letrën tani, mos u merrni vetëm me Metën”, tha Gjoni.

Për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, ku ai ka deklaruar se nuk do të kandidojë, Gjoni “këshilloi” qytetarët që t’i vendosin një kryq fletës së votimit, në mënyrë që kjo klasë politike të dobësohet.

“I bëj thirrje çdo qytetari që i ka ardhur në majë të hundës me këtë klasë politike që ti vërë një kryq kësaj klase politike. Abstenimi është një mjet shumë efikas në demokraci. Kjo votë vërtetë nuk numërohet, por është e vlefshme nëse bëhen 1 milion kryqe mbi fletët e votimit do të krijonte një moment pozitiv, për të krijuar lëvizjen e duhur që i duhet Shqipërisë pas 25 prillit. Unë nuk kam nevojë që ta përlyej veten time me një këtë lloj sistemi. 1 milionë shuplaka duhet ti jepen këtyre. Nëse kjo nuk ndodh, do të thotë se ky popull është i kënaqur me këtë klasë politike.  Unë u drejtohem atyre që janë ftohur, mos bojkotoni shkoni në zgjedhje dhe futini nga një kryq edhe ndonjë të shame. Nëse bëhemi 1 mln shuplaka këta dobësohen dhe janë të larguar përfundimisht dhe gjithmonë. Ftesa ime është shumë qytetarë, 1 milionë kundër dhe këta le të ndajnë votat me njëri-tjetrin. Ky popull nuk e meriton këtë lloj klime elektorale, me debate dhe përplasje”, u shpreh deputeti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img